Dy punonjës të Gjykatës në Elbasan kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Deri më tani janë karantinuar edhe 3 gjyqtarë të kësaj gjykate.
Ndërkohë po sipas burimeve nesër pritet që të mbyllet Gjykata e Elbasanit deri në marrjen e tamponit të të gjithë trupës gjyqësore.
Mësohet se personat e infektuar janë punonjës të kancelarisë në këtë gjykatë.