Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Kokëdhima insiston për bojkotin: Nuk ka ndodhur asgjë që të mund ta ndryshojë. Fidel Ylli bëri puç

22:57 / October 18, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kokedhima koco
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima, një nga personat që insiston më shumë për vazhdimin  e bojkotit, deklaroi sot se asgjë nuk ka ndryshuar, pavarësisht sinjaleve se kampionati do të rifillojë në fundjavë. Në “SportNews  Plus”, ai tha se situata mbetet e njëjtë për sa kohë që nuk është bërë ansjë lëvizje për të plotësuar kërkesat.

“Mendoj se ky bojkot ka ndihmuar që problemi të shtrohet plotësisht para opinionit publik e qeverisë, kërkesa e Ligës Profesioniste është që të gjithë aktorët të ndërgjegjësohen e marrin përgjegjësitë e tyre për zhvillimin e sportit në Shqipëri. Nuk besoj se kjo javë do t’i japë ndonjë fund bojkotit, nuk mendoj se ka ndodhur ndonjë gjë që të marrë fund bojkoti e fillon kampionati. E vetmja gjë që ka ndodhur është që qeveria ka lexuar letrat që kemi dëgjuar ne, sa kam dëgjuar, nuk kam dëgjuar gjë tjetër përtej kësaj.

Teoria që ndjek zoti Fidel, që bojkoti ndalon realizimin, është teori e njohur dhe nuk ka bazë. E vetmja gjë që ka bërë është t’i jepet fund bojkotit, ka bërë puç për këtë gjë, për asnjë zgjidhje. Kryemnistri thotë që është fuqiplotë, por Fideli nuk ka asnjë lloj kompetence, qeveria po deshi të marrë hapat e nevojshme. Nuk e kuptoj se pse qeveria që i cilëson të gjitha kërkesat si të drejta, nuk e kuptoj se pse ka nevojë që ta shikojë zgjidhjen te Liga, zgjidhja është te qeveria, nuk është te ne.

Përtej diferencave që mund të ngjajnë si të tilla në dukje, mendoj se të gjitha klubet janë në të njëjtin qëndrim, si kurrë ndonjëherë më parë. Çdo vendimmarrje ka qenë unanime. Unë besoj se shpreh këtë vullnet unanim të Ligës që pa një zgjdhje, marrëveshje të qartë politike nuk ka çbllokim të situatës e rifillim kampionati. I kemi diskutuar të tre skenarët, atë të kampionatit në një muaj në maj në system grumbullimi, që nuke  dëshirojmë. Skenari i dytë është të gjendet zgjidhja që në janar dhe të zhvillohet kampionati me dy faza dhe skenari i tretë është të gjendet marrveshje tani dhe të çbllokohet ky ngërç tani e të rifillojë kampionati.

Nuk ka asnjë ndryshim, asnjë qëndrim ndryshe në tryezën e Ligës. Zoti Gjici nuk është klubi i Kuësëit, klubi është antar i tryezës dhe klubi i Kukësit është në mbledhjen e fundit ka konfirmuar qëndrimin pro bojkotit në Ligë.

Të gjithë presidentët e klubeve ishin kundër bojkotit, nuk është zgjidhje, është sfidë. Nuk kemi rrugë tjetër, është e vetmja. Unë kur është vendosur bojkoti kam qenë një ndër zërat që kam kërkuar vetëm një javë, jo bojkot të tillë, tryeza ka vendosur ndryshe dhe unë jam një nga zërat dhe përfaqësoj qëndrimin e saj. Nuk e kemi zgjedhur bojkotin, kemi qenë të detyruar se jemi të braktisur në këto përgjegjësi, jemi të padëgjuar e pa zgjidhje. Fatura që paguan komuniteti i sportit, profesionistët, mendoj se nga pikëpamja e karrierës dhe sportive është e lartë ndërsa nga pikëpamjet e tjera, përfitimet nga kjo luftë janë shumë më të mëdha nga pasojat që kemi”, tha Kokëdhima. 

bojkotin insiston kokedhima
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026

Zyrtare/ Chelsea zgjedh Xabi Alonson si trajner të ri, spanjolli firmos për katër vite

11:39 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.