Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Përsëri në këmbë”/ Fitoi betejën me COVID-19, avokati i njohur rrëfen ditët e vështira

11:09 / October 19, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mposht2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati i njohur Idajet Beqiri i është rikthyer jetës normale pas ditëve të vështira që kaloi në spital si pasojë e infektimit nga koronavirusi.

Përmes një postimi në Facebook, avokati ka publikuar disa foto ku duket në breg të detit duke marrë ajër të pastër dhe jep mesazhin se jeta vazhdon.

“Përsëri në këmbë… COVID-19 bënë të vetën… Ne, me besimin në Zot, me ndihmën e mjekëve dhe të personelit mjekësor, me solidaritetin e shkëlqyer të qindra, deri mijëra miqve dhe të afërmve tanë, të cilëve u shpreh me përulje mirënjohjen të thellë, bëjmë tonën… Jeta vazhdon…”, shkruan avokati krahas fotove.

Më herët avokati përmes një postimi në rrjetet sociale, një javë më parë tregoi përballjen me virusin e gjendjen në të cilën shkoi në spital:

“Mendova se isha ftohur prej kondicionerit të makinës dhe ndryshimit të temperaturave. Vazhdova në ditët vijuese gjyqet dhe punët me intensitet normal, por me dhimbje të papërshkueshme, duke mos bërë asnjë kontroll mjekësor!

Në datën 8 tetor 2020, ora 11.00 ju dorëzova doktorit në gjendjen më katastrofale, thuajse pa frymarrje!

Fal ndërhyrjes urgjente, vizitës, analizave, skanerit, përcaktimit të diagnozës së saktë, fal terapisë intensive, këshillave të vyera të Dr. Adrianit, fal përkushtimit dhe përkujdesjes shpirtërore dhe sakrificës robëruese 24 orë në 24 orë të gruas time Nexhit, falë përkujdesjes, përkushtimit, dhimbsurisë të fëmijëve, të nipave e mbesës time të shtrenjtë, fal shërbimit brilant të infermjeres, mikes së shtrenjtë të familjes tonë, fal mesazheve inkurajuese, lutjeve, mbështetjes dhe dashurisë të miqve dhe mikeve të mia të pa fund nga çdo skai i atdheut dhe kudo në Botë, të kolegëve dhe kolegeve, fal gjëndjes pranë me shqetësimin dhe me dhimbsurinë e tyre të pa parë të vëllezërve, motrave nipave e mbesave të mia të kudondodhura, me ndimën dhe bekimin e të Madhit Zot, e kalova fazën e emergjencës të COVID-19!

Dhimbjet dhe gjendjen skandaloze që të jep kjo kryeflam e çuditshme shpirtmarrëse, nuk mund t’a papërshkuaj dot me fjalë. Ata që e kanë kaluar më kuptojnë.

Tani jam futur në fazën e riparimit të dëmeve dhe të rehabilitimit për t’u kthyer në normalitet.

Mirënjohje, Mirënjohje dhe përsëri Mirënjohje dhe dashuri pa kufi për të gjithë ju sa përmënda më sipër.

Mos e nënvleftësoni, siç bëra unë.
Mos e kini frikë, pavarësisht se është armik tinzar, shumë i rrezikshëm dhe i pabesë.
Po ruajtët veten, po ruajtëm të tjerët, po mbajtëm maskën dhe distancimin fizik, po nuk e neglizhuam, po i patëm sytë dhe mëndjen te mjeksia, me Besimin e pafund dhe me Shpresën te i madhi Zot, COVID-19 n’a merr të keqen!“

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.