Kreu i qeverisë Edi Rama ka qenë sot në një pikë grumbullimi të fruta perimeve në Fushë Krujë, një biznes ky që ka përfituar nga programi i AZHBR-së. Ai nuk ka kursyer as batutat me punonjësit dhe pronarin e biznesit.
PJESË NGA BASHKËBISEDIMI
Rama-punonjësve: Ju paguan mirë ky mo?
Punonjëset: Po shumë mirë
Biznesmeni: 350 mijë lekë
Rama: Duhet t’ua rrisësh pak se po të shtohet puna.
Biznesmeni: Patjetër që po. Ju faleminderit juve për ndihmën
Rama: Shyqyr që po shtohen ata që jo vetëm mund të punosh në Shqipëri, por kur ke vullnet dhe pasion, këtu bën çudira. këtu jetohet më mirë, se atje ça do bësh ti?! (Jashtë). Të uroj shëndet, ule pak këtë ( I bie me dorë tek barku me shaka)
