Në konferencën e ditës së sotme, Ilir Meta, hodhi akuza të forta dhe të drejtpërdrejta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama me një gjuhë të ashpër.
Meta mesazh të fortë Ramës: Thuaji shqiptarëve kush të ka marrë peng!
Meta iu drejtua Ramës “Je i marrë peng”.
“Atij zotërisë i them përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbegoviçi kur e morën peng. Thuaji popullit që je peng dhe vazhdo punën tënde. Këtë popull dhe këtë vend nuk e merr askush më”, u shpreh Meta.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin social Twitter.
“Ilir ti je thjesht Komandant i LSI sepse Shqipëria nuk ësntë në luftë dhe në kohë paqe Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidentit të Republikës, i cili sipas Kushtetutës nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin!”, shkruan Rama.
