Së fundmi ushtria amerikane bëri një prezantim force kur nxorri në pistën e bazës ajrore të “Barksdale” në Luisiana flotën e avionëve të saj bombardues B-52.
Një grup prej 8 avionësh “Boeing Stratofortress” u fotografuan më 14 tetor në atë që quhet “Parada e Elefantëve”. Parada ushtarake ka të bëjë me vendosjen e gjigantëve ajrorë në resht që nisen njëri pas tjetrit në intervale kohore të vogla.
