Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Emri i lumit Vjosa shkruhet greqisht në hartën e “Google”, Florjan Binaj reagon i revoltuar

22:59 / October 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
flor binaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Florjan Binaj herë pas here ka ngritur zërin për çështje mjaft shqetësuese që lidhen drejtpërdrejt me vendin tonë. Së fundmi aktori i humorit ka publikuar disa foto nga “Google Maps”, në të cilat duket se emri i lumit Vjosa nuk është i shkruar në gjuhën shqipe, por sipas emërtimeve greke.

Florjani e ka vënë re këtë gjë dhe ai ka treguar madje se emri ka qenë ndryshe para disa mujash dhe është ndërruar këto kohë.

“Google vazhdon t’i ndërrojë emrin Vjosës… Para disa muajsh ishte Aoos, sot në Google Maps del Sarandaporo”, ka shkruar aktori.

florii
florrriii

Binaj ka përmendur në postime edhe ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, duke qenë se kjo çështje ka lidhje direkte me marrëdhëniet me fqinjët tanë.

I njëjti problem u ngrit edhe pak kohë më parë, sepse emri i Kosovës nuk shfaqej në hartën e “Apple”. Përveçse qytetet ishin të shkruar serbisht, as kufiri me fqinjët nuk ishte i cakuar qartë dhe dukej sikur Kosova ishte pjesë e Serbisë. Për këtë arsye mijëra qytetarë nënshkruan një peticion online, që u mbështet dhe nga personazhet me famë ndërkombëtare si Dua Lipa, Rita Ora etj dhe më pas gjithçka u vendos në vendin e vet, emri i Kosovës u shkrua në hartë e territoret u ndanë qartësisht.

greqisht lumi Vjosa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndotja e lumit Vjosa/ Nuk morën masat për riparimin e linjës së dëmtuar për nxjerrjen e naftës, procedohen katër punonjësit e kompanisë

12:58 / April 11, 2026

Nisin shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e lumit Drin

21:40 / February 16, 2026

Bie niveli i ujit në lumin Vjosë, autoritetet verifikojnë dëmet

08:28 / January 9, 2026

Vjosa doli nga shtrati dhe uji hyri në autostradën Vlorë-Fier, izolohen 6 fshatra

21:39 / January 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.