Protesta e organizuar kundër ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias është shoqëruar sot me tensione dhe përplasje me policinë.
Forcat e efektivëve shoqëruan edhe disa protestues mes tyre edhe kreun e LVV në Tiranë, Boiken Abazin.
Gjithashtu policia ka shoqëruar edhe vëllain e personazhit të njohur si ‘njeriu i memeve’ Genc Sejkos.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Sejko paralajmëron kryeministrin Edi Rama, se nëse vëllait të tij do t’i preket qoftë edhe një fije floku, ai do të mbajë përgjegjësi personale për të.
Postimi i plotë:
24 të arrestuar deri tani në protestën e organizuar kundër vizitës së Ministrit të Jashtëm grek. Midis tyre është edhe vëllai im. Lironi sa më shpejt të gjithë të arrestuarit dhe garantoni të drejtën kushtetuese për të protestuar.
Zoti Rama! Nëse i preket qoftë edhe një qime flokut vëllait tim. Ti do mbash përgjegjësi personale për të.
