Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, jep mesazhin prekës për ndarjen nga jeta të mjekut të njohur nga Kukësi, Astrit Haziri, pasi fatkeqësisht humbi betejën me koronavirusin.
Mesazhi i Bratajt:
Ndahet nga jeta Dr.Astrit Haziri
Ngushëllime familjes
Covid-19 e ka shënjestrën e tij të parë personelin mjeksor! Sepse ai ishte në vijën e parë, ballë për ballë me këtë virus të pa dukshëm por agresiv dhe dëmtues pa masë. Ne humbëm një koleg, të përkushtuar, familja humbi babain, bashkëshortin dhe shokun e jetës. Unë humba shokun e shkollës, kolegun e mire. Vetëm pak ditë më pare u dëgjuam për gjendjen shëndetësore të tij kur ndodhej akoma në banesë. Lamtumirë dhe të qoftë dheu i lehtë shokë i mirë.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10223331662461878&set=a.1351553270958&type=3
