Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 301 raste me koronavirus, 4 viktima dhe 58 të shëruar. Në krahasim me ditën e djeshme, sot janë bërë më pak testime, 1407, teksa dje ishin 1413, ndërsa janë shënuar më shumë raste, si asnjëherë tjetër më parë 301 brenda 24 orëve.
Po ashtu sot kemi një viktimë më shumë se dje. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 56 vjeçare nga Fieri, një 60 vjeçare nga Lezha, një 69 vjeçare nga Tirana dhe një 73 vjeçar nga Korça.
Ndërkohë që janë shëruar 58 qytetarë (dje ishin 96 qytetarë), duke e çuar në 10225 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
144 raste në Tiranë, 30 raste në Korçë,
27 raste në Fier, 26 raste në Vlorë,
12 raste në Berat, 10 raste në Elbasan,
7 raste në Durrës, 6 raste në Gramsh,
5 raste në Patos, 4 raste në Kavajë, 3 raste në Dibër, Roskovec,
2 raste në Shkodër, Devoll, Has, Mallakastër, Sarandë, Tepelenë, Klos, Skrapar, Ura, Vajgurore.
1 ras në Krujë, Kamëz, Gjirokastër, Pogradec, Bulqizë, Memaliaj.
