Presidenti Ilir Meta është fotografuar mbrëmjen e sotme duke u qethur te berberi.
Në një foto të publikuar nga CNA, Meta shihet teksa qëndron i ulur në karrige, ndërsa berberi kuron imazhin e Presidentit.
Në fakt edhe pse është te berberi, Kreu i Shtetit duket sikur është i zënë me telefonin, pasi shfaqet mjaft i përqendruar.
