Kryeministri Edi Rama inauguroi nisjen e punimeve për një aks me rëndësi në bashkinë e Maliqit. Kryetari i bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu u shpreh se rruga, ishte një premtim i dhënë që tani u mbajt. Ndërsa kreu i qeverisë, theksoi se rruga do t’i japë një tjetër hov zonës.
Por edhe në këtë takim, ashtu sikur ndodh cdo herë nuk munguan batutat nga Rama, i cili fillimisht ‘thumboi’ Berishën për cilësinë e rrugëve. “Se u bë në qershor se u bë në gusht, nuk ka ndonjë ndryshim të madh, rëndësi të bëhet mirë. Ne nuk jemi si ai që i bënte me daulle dhe pastaj linte pas shkopinjtë e daulles, që t’i bije vetes”. E ndërsa një qytetare e përgëzoi për investimin, Rama me batutë u përgjigj këtë herë duke shigjetuar kryetaren e LSI-së ‘Nga jashtmi u dukem, por filxhani i Monikës nuk thotë ashtu’.
