Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ish-deputeti i PD ngre alarmin: Gruaja doli pozitive me Covid, nuk u kontaktua kurrë nga ISHP. Kostot janë të tmerrshme

18:17 / October 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5f91ac4006ba3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti i PD, Endri Hasa u infektua me Covid dhe ia doli të mposhtë sëmundjen pa komplikacione, por akuzon qeverinë për kostot që nuk i mbulon, të cilat i cilëson “të tmerrshme”.

“302 rastet janë inekzistente, 10-fish ka. Rastet janë minimalja. Po fusin këto ditë dhe testet që po bëhen në privatë. Ka njerëz që nuk i bëhen kurrë teste. Jam një ndër ato njerëzit që e kanë kaluar Covidin, i di edhe sikletet. E kam kaluar familjarisht. Kostot për Covidin janë të tmerrshme. Njerëzit në nevojë i kanë të papërballueshme. Mua mu dha mundësia të bëja testin për familjen në strukturë private kur kishte dyshime se kishim pasur kontakte. Fatmirësisht e kaluam, po ata që nuk kanë mundësi”, tha Hasa.

Hasa tregoi historinë e bashkëshortes së tij, e cila doli pozitive me Covid nga testi që kreu në një spital privat, por nuk u kontaktua asnjëherë nga ISHP si person i prekur. Sipas ish deputetit të PD, politika për testet në vendin tonë nuk ekziston pasi paratë shkojnë tek inceneratorët për të mbushur xhepat e oligarkëve.

“Prandaj duhet një politikë për testet. Ku do shkojnë lekët? Tek inceneratorët se shkojnë në xhepat e qeveritarëve. Pse nuk ka sot testime në të gjithë Shqipërinë, përse kufizohen vetëm në Tiranë? Ti japim mundësinë njerëzve të shërohen. Shqiptarët po tentojnë të shërohen vetë. Ju garantoj unë. Kam pasur bashkëshorten time, doli asimptomatike, doli me Covid me test të bërë në institut privat, nuk u kontaktua kurrë nga ISHP. Testi i saj nuk u bë kurrë në ISHP. Teorikisht testet shkojnë atje, ku ngel? Ngel tek përgjegjshmëria e secilit që të izolohet dhe të djegë procedurat. Shumë njerëz nuk i paguajnë dot faturat e ilaçeve dhe ky është fakt”, tha Hasa për Fax News.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama sot takim me ministrat e drejtuesit politikë/ Në fokus të diskutimeve ‘Besa’ dhe bashkëqeverisja

08:02 / August 28, 2026

Blushi: Ilir Metës i ndalohen takimet me deputetët, po i cënojnë edhe ushqimin

16:49 / August 27, 2026

Grida Duma thyen heshtjen dhe rrëzon thashethemet e verës për zv.Kryeministre

15:10 / August 27, 2026

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.