Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Tre të rinjtë vdesin në rrethana tragjike, policia zbardh detajet e ngjarjes së rëndë

10:26 / October 23, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5f92906c34437
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dita e premte ka shënuar tri vdekje tragjike në Kosovë. Një 19 vjeçar ka ndërruar jetë pasi që është therur me thikë pas mesnatës në Gjilan. Në Mitrovicë ndërkaq, një 20 vjeçar ka vdekur në një aksident. Në aksident ka vdekur edhe një 21 vjeçar në Komunën e Vushtrrisë.

Qyteti i Gjilanit është tronditur mbrëmë rreth mesnatës. Një person në këtë komunë është therur me thikë, derisa, pas lëndimeve që ka marrë ka ndërruar jetë.

Detaje për rastin kanë dhënë nga Policia e Kosovës. Për Gazetën express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë se 19-vjeçari dyshohet se është sulmuar me mjete të mprehta.

“Me datë 23.10.2020 rreth orës 00:06, stacioni policor në Gjilan kanë marr një informate se në rrugën “Gjon Sereqi” në Gjilan është një person i lënduar dyshohet me mjete te mprehtë. Patrullat policore ju kanë përgjigjur informatës ku në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën E. S. (2001) . Viktima është dërguar me urgjencë ne spitalin rajonal në Gjilan , më pastaj është dërguar në QKUK-në Prishtinë”, ka deklaruar Hashani.

Sipas Hashanit, deri tash nuk ka të arrestuar për këtë rast. Ndërkohë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Në vendin e ngjarjes ka dal Prokurori i shtetit , njësitet e hetimeve dhe forenzika rajonale. Rreth orës 01:55 nga QKUK jemi njoftuar se viktima i dërguar nga Gjilani ne Prishtine kishte ndërruar jete . Me urdhër te prokurorit të shtetit trupi i pa jete dërgohet në IML. Për momentin askush nuk është arrestuar. Policia e Kosovës po punon intenzivisht në zbardhjen e rastit”, ka thënë Hashani.

Pos tragjedisë në Gjilan, një rast i rëndë ka ndodhur edhe në Mitrovicën e Jugut.

Një 20-vjeçar nga Mitrovica ka vdekur pas një vetaksidenti në këtë qytet. Bashkë me të në veturë kanë qenë edhe dy persona, njëri prej të cilëve është në ndalim policor, si shkaktar i aksidentit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Po, ka ndodhë një vetaksident gjatë natës. Dyshohet se shoferi ka humbur drejtimin e automjetit dhe ka dal jashtë rrugës. Nga ky aksident ka mbetur i vdekur një 20-vjeçar. Drejtuesi i automjetit është në ndalim policor, pasi që dyshohet si shkaktar i aksidentit. Në veturë me të kanë qenë edhe dy persona, por për gjendjen e tyre akoma nuk kemi detaje”, ka thënë Zahiti.

Në raportin 24-orësh ndërkaq policia ka njoftuar edhe për një vdekje. Bëhet fjalë për një 21 vjeçar që ka ndërruar jetë në një aksident trafiku.

“Raportohet se ka ndodhur një vetë aksident trafiku ku një veturë me targa vendore me ngasës të dyshuarin m/k ka goditur një shtyllë të betonit me ç’rast i dyshuari ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ndihma e shpejtë të cilët e kanë marrë të dyshuarin dhe e kanë dërguar në emergjencën e Vushtrrisë prej nga e kanë dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK, Prishtinë ku edhe ka ndërruar jetë.

Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili urdhëron që rasti të hapet si i tillë dhe trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.