Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Marrëveshja për vaksinat, MSH: Dozat e para në dhjetor, ja kategoritë që përfitojnë të parat

11:19 / October 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kom jashtem
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i jashtëm ka kaluar marrëveshjen e qeverisë me COVAX për sigurimin e vaksinave kur ajo të dalë. Sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Geraldina Prodani tha se vaksina parashikohet në fund të dhjetorit dhe me anë të kësaj marrëveshje do të sigurohen vaksina për 20% të popullatës.

“Jemi përballë një kërkesë reale që konsiston në 2 mld doza. Kjo iniciativë është e duhura. Kjo është arsyeja që jemi sot këtu. Do të kemi akses të njëjtë si shumë vende të tjera. Parashikohet që në fund të dhjetorit 20-21 të ketë një vaksinë të tillë dhe me anë të kësaj anëtarësie e marrim në kohë këtë vaksinë. Një fond garancie që do paguhet paraprakisht prej 450 mijë dollarësh”, tha në komision Prodani.

Lexo edhe- Marrëveshje me COVAX për vaksinën, qeveria çon p/ligjin në Kuvend

Ndërkohë deputeti i opozitës Ralf Gjoni ka abstenuar këtë marrëveshje pasi sipas tij duhen me tepër informacion dhe shpjegime duke menduar se jemi në terren abuziv.

“Nuk e kuptoj çfarë po ndodh dhe arsyetimin pse po ndodh në këtë moment. Po flasim të futemi në procedura prokurimi për vaksinën ndërkohë që asnjë vend i botës perëndimore nuk është i qartë për terrnin e vaksinimit të popullatave të tyre kundër COVID-19. Shqiptarët kanë nevojë për më tepër informacion e shpjegime se ku synohet të shkohet me këtë dhe pse të futemi në procedura prokurimi për marrëveshje të tilla pa qenë të qartë cfarë efikasiteti do të ketë vaksina. Jemi në tërren abuziv, spekulativ, jemi në një terren interpretativ cfarë thotë njëri nuik e pranon tjetri, nuk merret vesh si po bëhen rregullat mes Francës Gjermanisë e jo më shiqipërinë. Jam dakord me ju znj. kryetare nëse ka informacion është i udhës të ndahet me ne”, tha Gjoni.

Prodani sqaroi se bëhet fjalë për 20% të popullatës, e barabartë sipas saj me sasinë e vaksinimit kundër gripit që bëhet çdo vit. Grupet e para që do të përfitojnë do të jenë të moshuarit dhe personeli shëndetësor. Janë rreth 90 vende që e kanë firmosur këtë marrëveshje.

Ndërsa zv. ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla tha se dozat e para do të jenë në dhjetor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.