Ndalohet nga Policia franceze një 52-vjeçar italian i dyshuar për 160 përdhunime dhe sulme seksuale.
Arrestimi i tij u bë në bazë të një urdhër arresti evropian të lëshuar nga Gjermania, ku ai akuzohet për kryerjen e përdhunimeve.
Dyshimi është se 52-vjeçari përdhunoi ose abuzoi me fëmijët e shokëve të tij midis viteve 2000-2014.
Sipas policisë franceze, në Gjermani ka 122 hetime të hapura kundër tij.
Për autoritetet franceze ai kishte ikur nga Gjermania për t’u strehuar në Alsace.
