Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Velina rrëfen karrierën e saj ndërkombëtare: E lumtur që sfiloj për markat botërore

15:20 / February 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Anisa mukaj112
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga një velinë që shfaqej çdo natë duke kërcyer në ekran, tani e shohim tek sfilon në pasarelë për markat e mëdha dhe famshme. Ish-velina brune e programit investigativ “Fiks Fare” në “Top Channel”, Anisa Mukaj, ka pothuaj dy vite që është vendosur në Milano, ku lidhi kontrata me agjenci mode atje.

Pasi realizoi setet e para të fotove artistike për agjencinë më të madhe “Major Model Management”, jeta e saj ndryshoi kryekëput, pasi u vendos në një qytet europian, duke ndarë të njëjtën dhomë me ish-kolegen velinë, Briseida Mehmeti.

Ajo tregoi për “Panorama Plus” se vetëm për dy javë arriti të nënshkruante një kontratë 2-vjeçare me “Major Model Management”, që është një nga agjencitë më të mëdha dhe më të suksesshme në Milano dhe jo vetëm, pasi zyrat e tyre ndodhen edhe në Paris, New York dhe Munich. Duke treguar për ritualin e një modeleje në Milano, ajo rrëfeu: “Realizova disa sete fotografike me dy fotografë të ndryshëm, foto të realizuara këto për të pasuruar më shumë bookun.

Gjithashtu, përveç kësaj, bëra edhe punën time të parë si modele. Isha pjesë e katalogut të një brandi të ri “Frei Clothing”. E pas shumë udhëtimeve, së fundi ka mundur të shkelë në pasarelën e duhur, pikërisht në Zvicër ku ka sfiduar për “Guess”. “E lumtur padyshim që arrita të sfiloj për ‘Guess Campaign 2019’, shoqëruar edhe me disa foto të bukura profesionale”, tha ajo për “Panorama Plus”. Pyetjes se me kë imazh të njohur femëror në botë e krahasonin profesionistët italianë, ajo i përgjigjet: “Pavarësisht se unë nuk shoh ndonjë ngjashmëri, më kanë krahasuar me aktoren amerikane, Catherine Zeta-Jones”. Në lidhje me pagesat u shpreh: “Pagesat janë normale, jo të mëdha, pasi janë punë ditore ose disa ditore”.

  • Anisa mukaj
  • Anisa mukaj1
  • Anisa mukaj11 e1549803584245
  • Anisa mukaj112
  • Anisa mukaj1123
  • Anisa mukaj11234
  • Anisa mukaj112344 1

Anisa Mukaj Major Model Management milano
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.