Ministrja Elisa Spiropali është përfshirë në një debat me analistin Artan Hoxha lidhur me lirinë e mediave në vendin tonë.
Hoxha i ka thënë Spiropalit se televizionet kryesore në Shqipëri janë pro qeverisë, ndërsa ministrja ia ktheu se i pëlqen që t’i ketë kundër.
PJESË NGA DEBATI:
Elisa Spiropali: Mediat dihet që e shijojnë kur dalin kundër qeverisë. Ne na shijon ti kemi përballë. Të gjithë! Luli, Monika, Nardi etj.
Artan Hoxha: Qenkeni mazokiste.
Elisa Spiropali: Më thuaj…cilat janë këto media që mbrojnë Edi Ramën?
Artan Hoxha: Mediat kryesore janë pro qeverisë. Nuk thuhet hapur por vihet re në trajtimin e ngjarjeve.
Elisa Spiropali: Këtë e paskeni vënë re vetëm ju. Nuk janë si ato që thoshin që i ka vrarë opozita ata në 21 janar.
Artan Hoxha: Ishin komente ato.
