Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

OBSH paralajmëron për tejmbushje të spitaleve pas rritjes së rasteve me COVID-19 në Evropë

11:23 / October 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
OBSH1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përhapja e Covid-19 në Evropë po rritet orë pas ore, ku Francë dhe Spanja tanimë kanë kaluar shifrën e një milion të infektuarve, ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur shqetësimin se vendet po përballen me fluks të rënduar pacientësh, duke iu ofruar kulmit maksimumit të të prekurve dhe kolapsin e sistemit shëndetsor. 

Franca, një nga dy shtetet, që vendosi shtetrrethimin duke detyruar popullsinë e saj prej rreth 46 milionë banorësh të ndjekin masa edhe më të rrepta kundër përhapjes së infeksionit, ka tejkaluar 1 milion të infektuar pas një rritje tjetër rekord të premten.  Ndërkohë që presidenti francez gjatë një vizite në një spital, u shpreh se Francës do t’i duhet të jetojë më Covid-19 të paktën deri në verën e ardhshme.

Macron, tha se për momentin nuk ka në plan të reduktojë shtetrrethimet e vendosura për t’i bërë ballë virusit.

“Kur dëgjoj shkencëtarët, me të cilët nuk has në mosmarrëveshje kur komunikoj, mund të them se presim që kjo situatë të zgjasë të paktën deri në verën e ardhshme. Çështja është se si të bashkjetojmë me virusin gjatë kësaj periudhe”,  tha presidenti francez.

Gjermania  po ashtu, kaloi të shtunën pragun e 10 mijë viktimave nga Covid-19. Ndërkohë që në lindje të Evropës, dhjetëra shtete po ashpërsojnë masat në përpjekje për të ulur prirjen e infeksionit dhe kontrolluar pandeminë.

Në Belgjikë, situata cilësohet si alarmante teksa vendi po vuan nga një rritje e konsiderueshme e numrit të të infektuarve, duke detyruar anulimin e të gjitha operacioneve apo konsultave jo-emergjente nëpër spitale, gjë e cila ka rritur shqetësimin e ekspertëve për ndikimin në shtimin e vdekjeve shtesë.

Situatë e tensionuar paraqitet edhe në Holandë ku autoritetet kanë thënë se në rast se prirja vijon me intensitetin aktual, në fund të nëntorit do të duhet të përshtatin shërbimet e treçerekut të spitaleve.

Prej fillim-vitit 2020, kur Evropa u përfshi nga pandemia e COVID-19, numri i personave të prekur në gjithë kontinentin ka shkuar në rreth 8.2 milionë, prej së cilëve 258 mijë kanë humbur jetën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.