Kryedemokrati Lulzim Basha në një postim në Twitter, rendit katër hapat urgjentë, të cilët duhet të ndërmerren nga ana e qeverisë për të menaxhuar situatën.
Sipas tij, shqiptarët janë lënë në mëshirë të fatit dhe duhet vepruar urgjentisht.
“Rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për mjekimin në shtëpi kundër Covid, bonusi i premtuar dhe angazhimi i të gjithë mjekëve e infermierëve dhe shtimi i kapaciteteve spitalore janë 4 hapa URGJENTË në ndihmë të shëndetësisë dhe shqiptarëve të lënë në mëshirë të fatit”- shkruan Basha.
Rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për mjekimin në shtëpi kundër Covid, bonusi i premtuar dhe angazhimi i të gjithë mjekëve e infermierëve dhe shtimi i kapaciteteve spitalore janë 4 hapa URGJENTË në ndihmë të shëndetësisë dhe shqiptarëve të lënë në mëshirë të fatit. pic.twitter.com/cw9X1DQ8DM
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) October 25, 2020
