Një aksident i trefishtë ka ndodhur pranë shtëpisë së të moshuarve në Fier. Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në një aks me flusk të madh lëvizjeje të qytetarëve dhe makinave.
Mësohet se fillimisht janë përplasur me njëra-tjetrën dy prej makinave dhe më pas njëra prej tyre ka goditur një tjetër mjet. Nga përplasja drejtuesit e mjeteve janë dërguar në spitalin e Fierit, jashtë rrezikut për jetën.
Për shkak se njëra prej makinave ka qenë me impiant gazi, pranë vendit te ngjarjes kanë shkuar edhe punonjës te zjarrfikses. Nga ana e policisë kanë nisur hetimet lidhur me aksidentin në fjalë.
