Shqiptari i cili terrorizoi qytetin e Riminit në 2006, Eder Marila dyshohet se ka vrarë veten në burgun e Padovës, duke lënë hapur bombulën e gazit të enjten mbrëma. Ai në Itali është i njohur ndryshe më nofkën “Vrasësi i Zonjave të Vjetra” pasi në 2006-ën ka vrarë një grua të moshuar dhe ka plagosur disa të tjera. Pas 4 viteve arratisje në 2010-ën, ai është arrestuar për krimet që ka bërë, ndërsa në vitin 2013 nga Gjykata e Apelit të Bolonjës është dënuar me burgim të përjetshëm.
Këtë masë dënimi ai e apeloi tre herë në Gjykatën e Lartë, gjë që iu refuzua ndërsa në 2017 ai tentoi që të arratiset pasi mori një lejë 1 ditore nuk u kthye më në burg. Por arratisja e tij nuk rezultoi e suksesshme pasi u kap në portin e Olbia-s teksa po largohej.
Sipas hetuesve të burgut dhe policisë mjekësore ai ka vdekur, pasi ka thithur bombolën e gazit që përdoret për gatim, gjë e cila dyshohet se është bërë me dashje nga ana e Eder-it. Nëna e tij nuk e beson këtë gjë dhe së bashku më avokatin e Eder-it, Piero Venturi ka kërkuar që një ekspert privat të jetë i pranishëm gjatë bërjes së autopsisë.
