Një studim nga Universiteti i Çikagos në SHBA ka treguar për rritje të punës së fëmijëve në prodhimin global të kakaos, pavarësisht premtimeve të kompanive ndërkombëtare për të ndaluar një fenomen të tillë.
Pothuajse gjysma e të gjithë fëmijëve (45%) midis moshës pesë dhe 17 vjeç që jetojnë në Gana dhe Bregun e Fildishtë punojnë në prodhimin e kakaos, tha në raportin e tij grupi kërkimor NORC.
Në total, rreth 1.56 milion fëmijë janë duke korrur kakao për çokollatë në ato vende, zbuluan studiuesit.
