Moderatorja Oriela Nebiaj ka bërë një reagim të fortë, ku shpreh zhgënjimin nga disa moderatore, që për të janë veç njerëz që japin dhimbje veshësh e sysh. Në një status në rrjetet sociale, Nebiaj, shkruante se e ka tmerr ta kalojë të dielën në shtëpi, vetëm se shikon këto moderatoret, që për të janë shkarravina.
Çuditërisht statusi i saj përkonte me orën që po transmetohej “Maskat” në Top Channel dhe që drejtohet nga Megi Pojani.
Vetë kjo e fundit duket se është prekur dhe ka postuar një foto të sajën ku përbri shkruante se nuk moderon, por Megi Pojanizon që do të thotë se e kthen në trend dhe për më tepër që nuk është nostalgjike ndaj stacioneve italiane por ndjek Mtv dhe magjinë e spektaklit.
Mesa duket lufta mes Megit dhe Orit sapo ka filluar.


