Në vitin 2017 parlamenti i Republikës së Shqipërisë votoj me votë unanime 12 anëtarët e Komisionit të Pavarur te Kualifikimit (KPK) veprim ky që edhe pse pati kontestime u prit me padurim nga populli.
Kjo strukturë ishte konceptuar si e ardhmja e kombit, çdo punonjës drejtësie do të kalonte në sitën e 4 grupeve me nga 3 komisionerë të institucionit të Vettingut siç njihet nga shumica në popull.
Pozicioni për 12 komisionerët e Vettingut ishte përgjegjësi e madhe morale, profesionale dhe ligjore për ta. Një prej detyrimeve ligjore për çdo komisioner të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ishte plotësimi i formularit të vetdeklarimit të pasurisë etj…
Mos deklarimi apo deklarim i rremë ngarkon me përgjegjësi penale çdo komisioner por jo vetëm dhe çdo nëpunës civil i cili e ka detyrim ligjor plotësimin pa gabime të formularit të vetdeklarimit të pasurisë pasi kjo strukturë do të ishte e pastër nga ana e imazhit të çdo punonjësi që punonte në këtë strukturë por njëkohësisht ju dha dhe status i anëtarit të Gjykatës së Lartë
Sipas të dhënave shkresore zyrtare të publikuara nga infront.al rezulton se Komisioneria e Pavarur e Kualifikimit Brunilda Bekteshi (Vata), ka fshehur të ardhurat në formularin e vetdeklarimit të pasurisë duke u vënë para faktit penal të falsifikimit, i cili është kallzuar në SPAK, çështje e cila po hetohet nga Prokurori Dritan Prenci që nga data 27.10.2020.
Dokumentet e paraqitura që provojnë faktin penal dhe vërtetojnë veprën penale të sipërcituar janë si më poshtë:
- Vetdeklarimi i Brunilda Bekteshi (Vasha)
- Kontrata e kredisë e lidhur me Bankën për blerjen e apartamentit në 2009.
- Deklarata Bankës pas 5 vitesh për shlyerjen e kredisë
Fakti i denoncuar është për blerjen e një apartament në Tiranë.
Në vitin 2007 është lidhur një Kontratë e shitblerje pasurie, ku tregohet qartë se Komisionerja Brunilda e ka blerë 31 milion lek të vjetra dhe shuma është shlyer cash jashtë zyrës së noterit.
Dhe po për të njëjtën pasuri është deklaruar se është blerë nga Brunilda në vlerën prej 54.000 euro në vitin 2009.
Ky është dokumenti që vërteton falsifikimin ,kjo kontratë shitblerje, tregon se apartamenti 75.5 m2 në Tiranë që Brunilda Bekteshi (Vasha) ka deklaruar Pran ILDKPI si të blerë me kredi 54 mije euro me kredi bankare , dhe qe kredia u shlye për 5 vjet
Fakti se si kredia është shlyer për 5 vjet është e pakuptueshme se si arriti çifti Bekteshi të shlyejë 54 mijë euro kur të dy kanë deklaruar të ardhura minimale mesatare .
Tek provat shkresore deklarata e porosise e 2007 tregon se Brunilda e ka blerë 31 milion lek të vjetra ,dhe shuma është shlyer cash jashtë zyrës së noterit.
Pra ky dokument nxjerr zbuluar se kredia prej 54000 euro nuk është marrë për blerjen e shtëpisë në vitin 2009 .
Një tjetër dokument është dhe certifikata e pasurisë së apartamentit 75.5 m2 në Tiranë ku në 2007 ka pronësinë e çiftit Bekteshi dhe vërtetohet që pasuria nuk është blerë në vitin 2009 por në 2007 dhe nuk është blerë me kredi siç kanë deklaruar çifti, por me lek kesh , një tjetër provë që tregon që ky apartament nuk është blerë me kredi në 2009 siç deklaron Komisionerja e Vettingut 54 mije euro me kredi.
Brunilda është e përpara falsifikimit të formularit të vetdeklarimit të pasurisë në ILDKPI dhe duhet te japë shpjegime se për çfarë i ka përdorur 54 mijë euro të kredisë pasi apartamentin ajo dhe bashkëshorti i saj e kanë blerë në 2007 cash 31 milionë lek te vjetra.
Sipas Kodit Penal deklarimi i rremë në formularin e vetdeklarimit të pasurisë përbën vepër penale dhe dënohet me burg.
Brunilda Bekteshi (Vasha) është kallzuar për këtë fakt në datën 27.10.2020 dhe nga ajo ditë deri më sot ka kaluar një muaj dhe nga SPAK është një heshtje totale./ Infront.al






