Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Merkel paralajmëron: Jemi pranë humbjes së kontrollit

20:42 / October 26, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
merkel 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Angela Merkel ka paralajmëruar se gjermania është shumë pranë humbjes së kontrollit ndaj koronavirusit.

Ajo iu tha kolegëve të saj nga partia kristian demokrate këtë mëngjes se situata është alarmante. Në takimin e CDU-së, ku edhe u vendos që të shtyhet kongresi i partisë pikërisht për shkak të krizës së covidit, kancelarja paralajmëroi për muaj shumë të rëndësishëm përpara.

Të premten, ajo do të mbajë një takim me liderët e 16 landeve ku pritet edhe të bien dakord për kufizime më të ashpra në shkallë kombëtare krahasuar me ato që janë në fuqi. Merkel ndërkohë e shfrytëzoi podcastin e saj të përjavshëm, në fundjavë, për të insistuar sërish se njerëzit nuk janë të pafuqishëm për të kontrolluar virusin dhe u bëri apel atyre të reduktonin kontaktet pasi kjo ishte masa më efikase për ta luftuar atë.

Jens Spahn, ministri i shëndetësisë që është në karantinë pasi rezultoi pozitiv, në një video mesazh, i bëri apel gjermanëve të mos besojnë ata që po përpiqen të minimizojnë ashpërsinë e virusit duke shtuar se sistemi shëndetësor i vendit ishte në rrezik nëse numri i rasteve të reja nuk do të mbahej nën kontroll.

Autoritetet në Berlin ndërkohë kanë thënë se ata nuk po munden më të ndjekin dhe gjurmojnë kontaktet e të infektuarve për shkak të mungesës së burimeve dhe se do të bazoheshin tek përgjegjësia e vetë të infektuarve për tu vendosur në izolim dhe për të kontaktuar njerëzit me të cilët kanë qenë në kontakt.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjike në Shkodër/ Po mblidhte dru, goditet aksidentalisht për vdekje nga një pemë 56 vjeçari

13:43 / August 28, 2026

Lamallari takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Etika, minimumi që presin dhe meritojnë qytetarët

12:16 / August 28, 2026

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive

11:32 / August 28, 2026

Tentuan të fusin thikë dhe celular në burgun e grave në Pogradec, shoqërohen nga policia familja rumune

09:47 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.