Shtatë oficerë që garonin për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kallëzuar penalisht anëtarët e Komisionit Vlerësues për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Ata pretendojnë se jane skualifikuar pa të drejte dhe fituesit kanë qenë të paracaktuar.
7 kandidatë të skualifikuar nga gara për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtar të Hetimit kanë kallëzuar për Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh anëtarët e komisionit përzgjedhës. Kallëzimi është depozituar mëngjesin e së martës në Prokurorinë e Tiranës ndaj 3 prokurorëve të spak, Vladimir Mara, Dritan Prençi dhe Enkeleda Millonai në cilësinë e anëtarëve të komisionit të vlerësimit.
Kallëzim është bërë edhe për drejtuesin e spak Arben Kraja dhe kreun e BKH Aida Hajnan, pasi edhe këta sipas kallëzimit janë pjesë e skemës së manipulimit. Të larguarit nga gara pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë sqarim nga komisioni dhe drejtuesi I SPAK, të cilët e kanë kaluar përgjegjësinë tek monitoruesit ndërkombëtarë.
Një ditë më parë, një tjetër kandidat i skualifikuar ka paditur në gjykatën administrative procesin duke përkuar pezullimin me argumentin se ka patur mungesë të trasparencës dhe gara ka qëne e paracaktuar. Ndërkohë 103 kandidatët e BKH që kaluan dy fazat e para, përfunduan testin e esesë dhe tashmë janë në pritje për të kaluar në fazat përmbyllse ku do të zgjidhen në fund 60 oficerë.
