Bëhet me dije se Policia e Lezhës ka shoqëruar avokatin Gjergj Neli.
Ndërkohë, bashkëshortja e avokatit, që është dhe zëvendëskryetare e Dhomës së avokatisë, Shaqe Marinaj, denoncon se bashkëshorti i saj është dhunuar nga uniformat blu.
Nga burimet paraprake ndalimi i avokatit është bërë me arsyetimin se ai ka vendosur dy stola në hyrje të zyrës për shkak të Covid-19 dhe për këtë është denoncuar nga një banor i pallatit, ku ndodhet zyra e tij.
