Mjekut Ilir Alimehmeti thotë se shumica e qytetarëve tamponin e mendojnë si vërtetuesin kryesor nëse jemi të prekur me COVID-19 apo jo, por kjo sipas tij nuk është e vërtetë.
Mjeku shprehet se ajo që e përcakton fillimisht diagnozën, bëhet në bazë të simptomave të pacientit.
‘Tamponi ka pasur dhe vazhdon të ketë një rëndësi të madhe. Sepse na ndihmon të izolojmë sa më shumë raste dhe na ndihmon që ata të mos infektojnë të tjerë. Sidomos ka një rëndësi tejet të madhe për rastet që mund të jenë asimptomatikë.Përsa i përket arsyes mjekësore të trajtimit, tamponi është më marzhinal. Mjeku në fakt trajton pacientin, nuk trajton rezultatet e një testi, çfarëdolloj qoftë. Pra për mjekun i rëndësishëm është pacienti. Nëse pacienti ka shenja respiratore të ndryshme, ai tajton ato shenja. Pavarësisht nëse tamponi del apo nuk del pozitiv. Sepse as tamponi nuk është 100% siç nuk është asnjë lloj testi deri më sot.”-tha mjeku.
Alimehmeti foli edhe për mungesën e vaksinës së gripit. Kjo pasi tani jemi në një periudhë ku kemi edhe shumë viroza të tjera përqark, dhe mund të ndodhë të ngatërrohen.
“Ne ende nuk i kemi, kam informacion që do të vijnë së shpejti. Pse ndodh kjo, sepse vaksina çdo vit është ndryshe. Nuk është e njëjta vaksinë çdo 10 vjet. Ndërron.”-shtoi mjeku.
