Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e kësaj të mërkure në Elbasan. Burime bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “5 Maji”, ku një person është gjetur pa shenja jete.
NJOFTIMI
Elbasan/ Informacion paraprak
Në lagjen “5 Maji”, Elbasan, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi R.S., 50 vjeç, nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga një arrest kardiak.
Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes
