Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për grevën e naftëtareve në Ballsh, duke këmbëngulur në kërkesën e tij për të mbyllur grevën.
“Të dashura motra greviste të Ballshit!Askush nuk ju kërkon të dorëzoheni, qeveria nuk është armiku po aleati juaj dhe askush nuk ju ofron lëmoshë, ne jemi gati të qajmë hallin tuaj së bashku! E vetmja pengesë mes nesh është greva juaj. Mbyllni grevën dhe unë do jem aty menjëherë!”, shkruan Rama.
Referuar vizitës së përfaqësuesve të opozitës tek naftëtaret ai u bën thirrje “të mos gënjehen nga krokodilët që lotojnë për ju”.
“Mos u gënjeni nga krokodilët që lotojnë për ju e duan t’ju përdorin kundër qeverisë!Qeveria është e juaja,por nuk mund të bisedojë me ju nën presion e me ultimatume! Grevat bëhen për t’u dëgjuar, jo për të marrë me zor atë që ke në mendje. Ne ju kemi dëgjuar e po ju presim juve!”, thotë kryeministri.
