Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nisma në Kuvend, kush mund të bëhet detektiv privat dhe rregullat që duhen ndjekur

12:00 / October 29, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
detektiv privat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tashmë detektiv privat do të jetë një profesion në Shqipëri pasi në Kuvend është depozituar një nismë e tillë që e ligjëron. Kjo nismë është propozuar nga deputeti Selami Jenisheri, dhe parashikon krijimin e dhomës së detektivit privat dhe licencimin e personave për të ushtruar këtë detyrë. .

“Projektligji që paraqitet në Kuvend për shqyrtim dhe miratim paraprak parashikon zhvillimin dhe ngritjen e strukturave përkatëse për ushtrimin e profesionit të detektivit privat, si pjesë e zinxhirit të mbledhjes dhe sigurimit të informacionit e provave dhe pjesëmarrjes se palëve në proces gjyqësor, për rritjen e eficencës së hetimit dhe gjykimit të plotë, në favor të qytetareve dhe vënien e drejtësisë.

Bazuar në ndryshimet e fundit në Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin e Procedurës Civile, për zhvillimin e një procesi gjyqësor të barabartë për palët, avokati, subjektet e procedimit penal, dhe viktima e veprës penale, i’u ka lindur e drejta për mbledhjen dhe paraqitjen e provave pranë Gjykatës, ngjashëm me organin e akuzës. Meqenëse palet e sipërpërmendura nuk kanë njohuri profesionale në mbledhjen e provave, lind si domosdoshmëri mbledhja e tyre nëpërmjet ekspertëve të fushës, siç është detektivi privat” shkruhet në relacionin e nismës.

Referuar nismës ligjore, shërbimi i “Detektivit Privat” ofrohet nga subjekti privat i licencuar i cili:

a) heton dhe jep informacion në lidhje me karakterin ose veprimet e një personi, ose natyrën e biznesit ose profesionit të një personi etj.

b) Kontrollon shkelësit kundër ligjit ose personat e humbur ose pronën.

c) kryen blerje ose shërbime të tjera në rroba civile ose të thjeshta për një klient, me qëllimin e raportimit ndaj klientit për sjelljen, integritetin ose besueshmërinë e punonjësve të klientit ose personave të tjerë.

d)kryen sherbime në rroba civile ose të thjeshta për parandalimin ose zbulimin e vjedhjeve

Kriteret për certifikimin e punonjësve të shërbimit dhe detektivit privat

Pajisjet me Certifikatën e detektivit privat personi që plotëson këto kritere:

a) të ketë mbushur moshën 18 vjeç

b) të ketë zotësi të plotë juridike për të vepruar;

c) të ketë aftësi fizike e mendore për të kryer detyrën, të vertetuar me raportin mjekësor nga komisioni përkatës;

ç) të ketë përfunduar arsimin e mesëm.

d) të përmbushë kriterin e besueshmërisë, sipas kuptimit që i jep ky ligj;

dh) të mos ketë qenë dënuar më parë me vendim të formës së prerë për vepra penale.

e) të mos ketë qenë subjekt i masave disiplinore të largimit nga puna për shkelje të rënda ose vepra penale.

e) të mos jetë shpallur nga ndonjë gjykatë apo një juridiksion kompetent për paaftësi mendore ose sëmundje të pashërueshme.

f) të ketë plotësuar 180 orë mësimore teori dhe 50 orë mësimore praktikë pranë qendrave të formimit profesional të licencuara.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.