Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Basha e Kryemadhi takohen nesër me ortakët për protestën e 16 shkurtit

22:34 / February 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha e krye
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aleatët e PD deri tani janë shprehur pro kësaj proteste, ku më të zëshmit kanë qënë LSI dhe PDIU. Një gjë është e njohur, të gjithë faktorët opozitarë bashkohen në atë që, Rama duhet të largohet dhe vendi duhet të bëhet gati për zgjedhje të reja politike, me një qeveri tranzitore. Por detajet e protestës dhe mënyra si do instrumentalizohet ajo për arritjen e qëllimit nuk dihen ende.

Opozita po diskuton ende teknikalitetet e protestës së 16 shkurtit e paralajmëruar radikale dhe masive përpara Kryeministrisë në orën 11:00. Burime pranë PD saktësojnë se të hënën kreu i PD, Lulzim Basha do të zhvillojë një takim në selinë blu me krerët e partive aleate, ku mësohet se do të diskutohet për masat në funksion të organizimit të protestës por po ashtu do të diskutohen dhe pikat kryesore dhe parimet për një marrëveshje me shkrim mes tyre.

Protesta e 16 shkurtit po merr çdo ditë e më shumë vëmendje. Por ka një mister rreth saj, pasi asgjë nuk ka dalë në publik se çfarë do të ndodhë, përveç asaj që Basha thekson në takimet me njerëzit këto ditë në rrethe, që nuk do të ketë fjalime. Aleatët e PD deri tani janë shprehur pro kësaj proteste, ku më të zëshmit kanë qënë LSI dhe PDIU. Një gjë është e njohur, të gjithë faktorët opozitarë bashkohen në atë që, Rama duhet të largohet dhe vendi duhet të bëhet gati për zgjedhje të reja politike, me një qeveri tranzitore.

Po nesër, në këtë takim, sipas burimeve opozitare, do të diskutohet mbi një draft për një marrëveshje me shkrim mes PD dhe aleatëve. Ende nuk dihen detaje dhe cfarë përmban dokumenti. Dhe nuk dihet se si do të afrohen aleatët në një qëndrim, kur disa prej tyre janë shprehur se kanë kundërshti në jo pak pika me PD, sic është përshembull sistemi zgjedhor. Po një pikë nevralgjike e dakordësimit me aleatët, është ajo e kandidatëve për bashkitë dhe ndarja e zonave, duke qënë se sic thonë burimet, pas protestës, PD dhe opozita mund të nisin me shpalljen e emrave.

Basha Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme, sot caktohen masat për 58 të arrestuar

10:02 / October 21, 2026

Protestat në Milano, Italia miraton dekretin për sigurinë! Ndalim deri në 24 orë për të miturit dhe gjoba për prindërit

22:36 / October 20, 2026

Komente në kafene, televizione, portale e rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

19:09 / October 20, 2026

Qeveria italiane dërgon 500 ushtarë shtesë në Milano

14:11 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.