Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Komente në kafene, televizione, portale e rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

19:09 / October 20, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Eduard Zaloshnja 

Specialisti kompjuterik i sondazheve të mia më ka ndihmuar këto ditë me disa analiza të kryera përmes modeleve të inteligjencës artificiale, të cilat do të deshin muaj të tërë për t’u kryer manualisht.

Së pari, me ndihmën e modelit të inteligjencës artificiale Gemini, ai ka analizuar të gjitha videot dhe fotot e protestave në Shqipëri nga 1 qershori deri më sot. Dhe nga analiza rezultoi se në to kanë marrë pjesë mesatarisht rreth 2150 shqiptarë në ditë; pjesëmarrja më e lartë ishte më 20 qershor (rreth 25000) dhe më e ulta ishte më 31 gusht (rreth 180). Me përafërsi, në protestat nga 1 qershori deri më sot, ka marrë pjesë gjithsej rreth 0.3% e popullsisë së Shqipërisë.

Së dyti, me ndihmën e modelit të inteligjencës artificiale ChatGPT, ai ka analizuar të gjitha komentet rreth protestave në televizione, portale dhe rrjete sociale. Dhe nga anliza rezultoi se rreth 78% e komenteve kanë qenë pro protestave.

Së treti, me ndihmën e modelit të inteligjencës artificiale Claude, ai ka anlizuar të gjitha sondazhet që kemi realizuar nga 1 qershori deri më sot. Dhe nga analiza rezultoi se pothuaj gjysma e shqiptarëve nuk duan që ta qeverisin vendin as Rama e as Berisha. Ndërsa politikanët e tjerë rezultojnë thjesht flluska statistikore…

Kurse për bisedat që bëhen nëpër kafenetë e vendit, nuk ka model të inteligjencës artificiale që mund të ndihmojë. Bazuar në vrojtimet e mia të kufizuara personale, mund të them se jo të pakta janë komentet kafenetore që përputhen me ato të televizioneve, portaleve dhe rrjeteve sociale.

Duke përmbledhur, mund të thuhet se shqiptarët flasin shumë, por vetëm 0.3% e tyre protestojnë…

kafene komente portale Protesta sociale
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qeveria italiane dërgon 500 ushtarë shtesë në Milano

14:11 / October 20, 2026

Protestat/ Sindikata e Pedagogëve vendos bojkotin e mësimit në universitete: Vetëm 10% e personelit akademik firmosi peticionin  për dorëheqjen Ramës

13:43 / October 20, 2026

Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

13:05 / October 20, 2026

Dhuna, paralajmërimi i ‘Shtëpisë së Bardhë’/ Trump: Masa të forta për vendosjen e rendit, mbyllje kufijsh

12:08 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.