Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin ditën e sotme për 31-vjeçarin që kërcënoi me jetë biznesmenin për dhënie pasurie.
Fletur Zani është lënë në burg dhe para togave të zeza ka pranuar akuzën, për kanosje dhe shtrëngim për dhënie pasurie, pasi siç thotë biznesmeni e kishte gënjyer.
Paraprakisht, bëhet me dije se Fletur Zani i kishte premtuar biznesmenit me inicialet I.I se do t’i gjente një truall me sipërfaqe mbi 200 m2 në mënyrë që biznesmeni të ndërtonte pallat. 31 vjeçari i kërkonte biznesmenit 500 mijëë euro për truallin që do i kishte gjetur.
Mirëpo, siç ka thënë në Gjykatë, ai kishte gjetur truallin dhe ia kishte treguar biznesmenit, i cili më pas e kishte gënjyer. Ia gjeta vendin për të ndërtuar ka thënë Zani në Gjykatë, por shtetasi me inicialet I.I më pas ia kishte dhënë atë një të njohuri të tij në mënyrë që të mos i jepte lekët 31 vjeçarit që ia gjeti vendin për pallat.
I ndodhur në këto kushte, Fletur Zani ka kërcënuar me jetë biznesmenin duke i thënë “Dua paratë. Mos harro që ke fëmijë për të rritur”. Pavarësisht deklarimeve të tij, Gjykata ka lënë në masën e sigurisë “Arrest me burg” 31 vjeçarin Fletur Zani.
“Nga specialisët e Sektorit të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, pas një pune të mirë-organizuar u bë ndalimi i shtetasit F.Z ., 31 vjeç, banues në Tiranë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në periudhë kohore të ndryshme ka shtrënguar me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë nëpërmjet rrjeteve sociale, me qëllim dhenien e një shume të konsiderushme parash shtetasin I.I. Gjithashtu në datën 23.10.2020 dhe 26.10.2020, e ka kanosur për jeten këtë shtetas me qellim që ai ti jepte shumen e kërkuar prej tij”, njoftoi Policia për arrestimin e Zanit.
