Shqipëria nuk i shpëton videove të sherreve masive të cilat publikohen në rrjetet sociale e më pas bëhen virale në internet.
Kështu ka qenë rasti i një grindeje mes katër të rinjve që janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur në Kamzë dy ditë më parë ku sipas pamjeve të publikuara ata përdornin sende të fort,a si shkopinj, gurë etj, dhe ishin të gjakousr.
Sipas videos, fillimisht duket një person që afrohej te vendi i ngjarjes me një makinë tip “BMË” dhe menjëherë pas tij afrohen 3 persona të tjerë.
Në këtë moment nis konfrontimi fizik mes tyre dhe të gjithë protagonistët e këtij sherri masiv duket që pësojnë dëmtime. Menjëherë pas publikimit të kësaj videoje, Policia nisi verifikimet duke mësuar se ngjarja kishte ndodhur në zonën e Kamzës, në Tiranë.
Siç bën të ditur “Panorama”, për hetimin e ngjarjes u përfshinë shërbimet e Komisariatit Nr.5, që arritën të identifikojnë të gjithë personat e përfshirë. Burime nga policia e Tiranës thanë se ata u shoqëruan për t’u marrë në pyetje, ndërsa ndaj tyre nisi procedim penal në gjendje të lirë, me akuzën “Plagosje e lehtë me dashje”.
Policia tha se nga verifikimet e kryera rezultoi se ata ishin konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta. Në njoftimin zyrtar, Policia tha se nga veprimet e para hetimore rezultoi se rreth orës 16:00 të datës 8 shkurt 2019, në qendër të Kamzës, për motive të dobëta, shtetasit E.K., Z.C. dhe H.C. janë konfliktuar me sende të forta me shtetasin D.Q., duke u dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit.
Ky konflikt, sipas Policisë, ishte nisur më parë nga shtetasi D.Q. Policia tha dje se materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Tiranës në ngarkim të 4 personave të përfshirë në sherr, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.
