Një aksident i fortë ka ndodhur në Ndroq, Tiranë.
Nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.
Mësohet se shtetasit e plagosur me iniciale N.R dhe Gj.R janë çift. Ata po prisnin autobusin, kur një makinë ka humbur drejtimin duke i përplasur dhe shkaktuar plagë të rënda.
