Mediat greke raportojnë se një 12-vjeçar është gjetur i pajetë në zonën detare të Zephyros në Rodos.
Pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spital, u konstatua se ai kishte humbur jetën.
Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Ndërkaq, do të jetë eksperti mjeko-ligjor që do të përcaktojë me ekspertizë shkakun e vdekjes së vogëlushit.
