Një 80-vjeçare është plagosur lehtë pas zjarrit që ra mëngjesin e sotëm në shtëpinë e saj.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1 të Durrësit, në katëin e katër të një pallati. E moshuara ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
NJOFTIMI I POLICISE
Informacion paraprak
Më datë 11.02.2019, rreth orës 08:45, në lagjen Nr 1 Durrës , ka renë zjarr në katin e katërt të një pallati, në banesën e shtetases F.C., 80 vjeçe, e cila ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikses, që po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.
