Princi Uilliam është infektuar në prill me koronavirus, por kjo gjë u mbajt sekret. Lajmin e bën me dije një burim i Kensington Palace cituar nga Bbc, ndërsa pallati refuzon për momentin të komentojë lajmin.
Infektimi ka ndodhur pak a shumë në të njëjtën kohë kur babai i tij Carlo rezultoi pozitiv dhe që e bëri publik lajmin.
Ka qenë vetë ëilliam, që sipas burimit ka mbajtur rastin të fshehtë, duke nënvizuar që duka i Cambridge, 38 vjeç, nuk ka dashur të ‘alarmojë kombin’.
