Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zelensky kundërshton pretendimin e Rubios për bllokim të bisedimeve të paqes në Ukrainë

21:52 / October 9, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zelensky
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi sot se përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës, nuk kanë arritur në një rrugë pa krye. Me këtë deklaratë, ai kundërshtoi vlerësimin e sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

“Ne nuk jemi në një rrugë diplomatike pa krye”, tha Zelensky gjatë një konference për shtyp me ministrin e Jashtëm britanik, Ed Miliband, në qytetin ukrainas Pryluky.

Zelensky kërkoi vendosjen e sanksioneve më të ashpra ndaj Rusisë, me qëllim dobësimin e ekonomisë së saj dhe ndalimin e prodhimit të armëve.

Sipas tij, rritja e presionit ndaj Moskës, mund të ndihmojë në nisjen e negociatave për t’i dhënë fund luftës.

Deklaratat e tij erdhën pasi Rubio, gjatë një vizite në Lisbonë, tha se përpjekjet për t’i dhënë fund luftës duket se kanë ngecur dhe se situata është “shumë e rrezikshme”.

Në një intervistë të veçantë për gazetën greke “Kathimerini”, Rubio tha gjithashtu se, për momentin, nuk shihte asnjë mundësi për arritjen e një marrëveshjeje përmes negociatave.

Zelensky përsëriti gjithashtu kërkesën që shërbimi i internetit satelitor “Starlink” të vihet në dispozicion të ushtrisë ukrainase edhe mbi territorin rus.

Ai tha se presidenti rus, Vladimir Putin, do të ulej në tryezën e negociatave nëse Ukraina do të arrinte të dominonte hapësirën ajrore ruse me armët e saj.

“Pse? Sepse ai do të humbasë gjithçka. Tre muaj, dy muaj, ai do të humbasë gjithçka”, deklaroi Zelensky.

Ai akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës se nuk janë të gatshme të ushtrojnë presion ndaj Kremlinit, për ta detyruar atë të hyjë në negociata.

Sipas Zelensky, lejimi i përdorimit të “Starlink” nga Ukraina edhe mbi territorin rus nuk do t’i kushtonte asgjë Uashingtonit.

Në të njëjtën kohë, ai paralajmëroi për ekzistencën e një sistemi të ngjashëm kinez, të cilin Rusia mund ta përdorë.

Zelensky njoftoi se një delegacion ukrainas ishte nisur drejt SHBA-së , ku do të zhvillojë dy ditë bisedime, duke filluar nga e premtja.

Sipas raportimeve të mediave vendase, delegacioni do të përfshijë David Arakhamian, kreun e grupit parlamentar të partisë së Zelensky; Rustem Umerov, drejtuesin e shërbimit të inteligjencës së jashtme; Kyrylo Budanov, shefin e kabinetit të presidentit; si dhe zëvendësin e tij të parë, Sergiy Kyslytsya.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se takimi do të zhvillohet sot.

“I dërguari i posaçëm Steve Witkoff dhe Jared Kushner do të takohen me zyrtarë ukrainas për të diskutuar një propozim të ri dhe të përbashkët, i cili përfshin të gjitha aspektet e konfliktit dhe synon t’i japë fund luftës”, deklaroi një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

Në takim do të marrin pjesë edhe këshilltarët për sigurinë kombëtare të tri vendeve të njohura si, E3 – Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe – si dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

kundershton paqja rubio ukraine zelensky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tërmeti i fuqishëm 7.6 ballë godet Panamanë, alarm për cunami në 9 shtete

21:28 / October 9, 2026

Trump “xhindoset” sërish për Çmimin Nobel të Paqes: E turpshme

19:59 / October 9, 2026

Çmimi Nobel për Paqen 2026 i jepet gjyqtares të së drejtave të njeriut, Navi Pillay

11:26 / October 9, 2026

Tabaku kundërshton reformën territoriale: Kufij të rinj për interesa partiake

21:28 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.