Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rrëzohet avioni në SHBA, humbin jetën gjashtë persona

11:05 / November 25, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
thumbs b c dfd535cb659460e85f32fdd249c866e2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjashtë persona që ndodheshin në bordin e një avioni të vogël humbën jetën pasi avioni u rrëzua në brigjet e Misisipit ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën trupat e tyre pas disa orësh kërkimesh, njoftoi sot Roja Bregdetare e SHBA-së.

Zhytësit e Departamentit të Burimeve Detare të Misisipit gjetën trupat e të gjashtë personave brenda trupit të avionit, rreth 3,2 kilometra në verilindje të ishullit Horn, sipas një deklarate të Rojës Bregdetare.

Operacioni i kërkim-shpëtimit nisi të martën pasdite, pasi kontrollorët e trafikut ajror në Mobile të Alabamës raportuan humbjen e kontaktit me një avion “Cessna 210”, në bordin e të cilit ndodheshin gjashtë persona, rreth orës 15:45 sipas kohës lokale.

Roja Bregdetare angazhoi ekipe ajrore dhe detare ndërsa koordinoi kërkimet me agjencitë federale, shtetërore dhe lokale. Operacioni zgjati rreth katër orë, përpara se zhytësit të gjenin personat në bord, duke i dhënë fund kërkimeve.

“Ky është një përfundim tejet i dhimbshëm dhe ngushëllimet tona më të sinqerta janë me familjet dhe të dashurit e viktimave, të cilët po përballen me një humbje të paimagjinueshme”, tha komandanti Trevor Blount, koordinator i misionit të kërkim-shpëtimit në sektorin Mobile të Rojës Bregdetare.

Ai falënderoi agjencitë e përfshira, duke theksuar se bashkëpunimi mes tyre ndihmoi në gjetjen e personave në bord dhe në përmbylljen e kërkimeve për familjet e tyre.

Edhe drejtori ekzekutiv i Departamentit të Burimeve Detare të Misisipit, Joe Spraggins, shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave, duke e cilësuar nxjerrjen e trupave si një përgjegjësi të rëndë.

Në operacion morën pjesë ekipet e Rojës Bregdetare, Departamenti i Burimeve Detare të Misisipit, zhytës nga qarku Harrison, policia e Pascagoulas, FBI-ja dhe një ekip i Forcave Ajrore amerikane me avion C-130.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) pritet të drejtojë hetimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

6 persona humbin jeten rrezohet avioni SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ibrahimaj në Konferencën BE–Ballkani Perëndimor: Shqipëria synon investime cilësore dhe integrim industrial me BE-në

11:00 / November 25, 2026

Fishekzjarrë kontrabandë/ Goditet rrjeti në Tiranë, pranga 25-vjeçarit

10:53 / November 25, 2026

Dronët ukrainas godasin dy rafineri të gjigantit rus Rosneft, ndërpritet përpunimi i naftës në dy impiante

10:12 / November 25, 2026

Japonia synon të bëhet fuqia e tretë botërore në fushën e Inteligjencës Artificiale

10:05 / November 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.