Dritan Dajti, autori i vrasjes së katër efektivëve të Policisë në 2009 i shpëton dënimit me burgim përjetë, duke u dënuar në total me 25 vite burg. Procesi që zgjati plot 10 vite, ku në 2014, u dënua nga shkalla e parë me burgim të përjetshëm, mori vendimin në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda, nga trupa prej pesë gjyqtarësh.
Pranimi i gjykimit të shkurtuar nga trupa gjyqësore automatikisht i ulte atij 1/3 e dënimit. Gjyqtarët vinin nga Apeket e Rretheve, dhe vendimiu dha pas disa seancave që u shtynë për mosformim të trupit gjykues.

Nga vendimi rezulton se dy gjyqtarët e Shkodrës, Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha kanë votuar pjesërisht kundër vendimit që e shpëtoi Dajtin nga burgimi i përjetshëm. Ndërsa gjyqtarët Skënder Damiani, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolla, kanë pranuar gjykimin e shkurtuar.
