Ditën e djeshme në ‘E djela shqiptare’, në rubrikën “Tani mund të këndosh”, ishte e ftuar këngëtarja nga Maqedonia e Veriut, Kaliopi.
Mirëpo moderatori ka postuar një video teksa shihej duke vallëzuar me këngëtaren në rrugë. Kjo ka bërë që shumë ndjekës të ngrejnë pyetjen se përse Arditi qëndron kaq afër me të ftuarit pa maskë, në një kohë pandemie.
Ka pasur edhe nga ata ndjekës që kanë hedhur dyshime se mund ta ketë kaluar Covidin.
“Mjaft kënaqësi na solle, vetëm na thuaj sekretin tuaj. Pa maskë kudo, afrohesh me këdo, çfarë ke bërë për veten lidhur me mbrojtjen nga pandemia, apo e keni kaluar pa zë? Uroj të jeni mirë, e meritoni”, i ka shkruar nje ndjekëse.
Moderatori nuk ka kursyer përgjigjen ndaj ndjekëses duke u shuar këhstu kuriozitetin të gjithëve.
“Faleminderit për urimin. Në fakt nuk e kam kaluar dhe po bëj shumë kujdes. Por çdo gjë që publikoj këtu, ka të bëjë me momentin që xhiroj, ku sipas rregullave dhe etikës së programit, qëndrojmë pa maskë. Edhe në shtëpi a restorant pa maskë. Pjesa tjetër e gjitha është kujdes, me maskë dhe pa u takuar, edhe pse në ambiente publike nuk jam dot evitues kur më kërkojnë foto apo kur më afrohen (i vetmi moment ku gaboj). Ndërsa me Kaliopin, nuk rezistova dot vetë. Të uroj çdo të mirë”, është përgjigjur Arditi.
