Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Durrës. Sipas informacionit paraprak të dhënë nga Policia e Durrësit, me anë të një njoftimi zyrtar, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:30, në lagjen nr.14.
Lëndë plasëse, e cila dyshohet se është tritol, është vendosur në rrethimin e oborrit të shtëpisë së 36-vjeçarit, me iniciale S. H., 36 vjeç. Fatmirësisht nuk ka të dëmtuar në njerëz por edhe në dëme materiale.
Informacion paraprak
Më datë 02.11.2020, rreth orës 21:30, në lagjen nr.14, Durrës, në rrethimin e oborrit të shtëpisë së shtetasit S. H., 36 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasëse, nga e cila nuk ka as të lënduar dhe as dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkruar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
