Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lefter Koka firmosi për inceneratorët, Monika Kryemadhi: Kjo është sikur të themi se ka ngelur nusja e komshiut me barrë dhe e ke fajin ti

10:17 / November 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KOKA LEFTER
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u pyet se përse inceneratorët kanë firmën e ish-ministrit të tyre, Lefter Koka. Kryemadhi tha se LSI ka denoncuar e para çështjen e inceneratorëve dhe ka votuar kundër.

“Kjo është sikur të themi se ka ngelur nusja e komshiut me barrë dhe e ke fajin ti.

Zoti Koka nuk ia ka marrë LSI-së as vulën dhe as firmën. Kryeministër ka qenë Edi Rama. Firma e tij është individuale. Kush është pa kokë e me kokë, le të ikin nga kanë ardhur, se kur nuk ka përgjegjësi ai që ka vënë firmën, mua nuk më bëhet vonë fare.

LSI ka qenë e para me zotin Vasili që ka kërkuar konsulencë dhe bashkëbisedim për inceneratorët. Ky zotëria është marrë peng nga zoti Rama dhe nga të tjerë.

LSI nuk e ka votuar, e ka kundërshtuar çështjen e inceneratorëve. Edhe importimin e mbetjeve. Që kur jam bërë kryetare e LSI, Koka nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje.

Koka na ka kërkuar që të mos vazhdojmë çështjen e inceneratorëve. Unë kam qenë kundër. Madje unë kam qenë në protestë kundër inceneratorëve të Fierit.

Nuk na bën pis si LSI as Lefter Koka dhe as të tjerët,” tha Kryemadhi.

I pyetur nëse Koka iku nga LSI, ajo tha se ai është vetëpërjashtuar sepse nuk mori pjesë në mbledhjet e partisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Hoxha: Shqipëria nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues në Malin e Zi

17:38 / August 28, 2026

Rama publikon shifrat e hyrje-daljeve nga Aeroporti i Rinasit: Rreth 1.7 milionë pasagjerë gjatë muajit gusht, data 17 ishte rekord

16:40 / August 28, 2026

Vendimi për Thaçin më 16 shtator, Vuçiç: Do të dënohet për krime të vogla, për pjesën tjetër do të shfajësohet

15:56 / August 28, 2026

Tragjike në Shkodër/ Po mblidhte dru, goditet aksidentalisht për vdekje nga një pemë 56 vjeçari

13:43 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.