Dy shqiptarë në Belgjikë kanë humbur jetën pasi një zjarr përfshiu banesën e tyre.
Si pasojë e zjarrit kanë mbetur të vdekur dy të rinj, Pelivan Hysaj (24 vjeç) nga Berati dhe Venedik Pirushi (23 vjeç) nga Durrësi.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur ditën e premte.
Shkaku i zjarrit që përfshiu banesën ende nuk dihet, ndërsa vijojnë hetimet nga autoritetet belge.
