Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dokumentet biometrike, ja ku hapen 6 zyra të reja në shtetet evropiane për aplikim

14:30 / November 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pasaporta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Brendshme bën të ditur se janë hapur gjashtë zyra të reja për të aplikuar për karta identiteti dhe dokumente biometrike në disa shtete në Europë, duke i çuar kështu në 14 në total në mbarë botën.

Zyrat e reja të aplikimit do të hapen pranë Konsullatës në Bari, Itali, si dhe Ambasadave Shqiptare në Vjenë, Austri; në Paris, Francë; në Berlin, Gjermani; në Stokholm, Suedi dhe në Stamboll, Turqi.

“Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve të nxitojnë për të aplikuar, pasi në 31 dhjetor 2020 mbaron vlefshmëria e shumë ID kartave apo pasaportave biometrike. Në javët e fundit të vitit pritet fluks në zyrat e aplikimit, çka do të rritë radhët në këto zyra. Nga fillimi i vitit 2021 do të ketë kufizime të shërbimeve për shtetasit që nuk kanë një ID kartë të vlefshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Brendshme.

Në kuadër të lehtësimit të shërbimeve të bëra nga Ministria e Brendshme, qytetarët mund të riaplikojnë për kartën e identitetit në çdo zyrë aplikimi në territorin e RSH. Ndërkohë që investime të rëndësishme janë bërë në drejtim të pajisjes, përmirësimit të kushteve dhe krijimit të mundësive për aplikim në kushte optimale.

Një tjetër lehtësim është se qytetarët që duhet të ri-aplikojnë për pasaportë, u mjafton vetëm të paraqiten pranë zyrës, pas përcaktimit të orarit të aplikimit që bëhet online, me kuponin e blerë në Postë, pa dashur të plotësojnë sërish formularin e Policisë.

Me ndryshimet e fundit ligjore, qytetarët që aplikojnë për karta identiteti dhe janë mbi moshën 75 vjeç, e marrin dokumentin pa afat skadence.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.