Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

I akuzuar për tenderët në AKBN, Gjykata e Apelit urdhëron lirimin e biznesmenit Isuf Berberi

16:39 / November 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Isuf Berberi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

jykata e Apelit ka urdhëruar lirimin e Isuf Berberit, i cili u akuzua për korrupsion në lidhje me tenderat së bashku me zyrtarë të AKBN. Biznesmeni ishte shpallur në kërkim dhe ndaj tij ishte dhënë masa e sigurisë “arrest në burg” në mungesë nga Gjykata e Shkallës së Parë. Gjykata e Apelit ka ngarkuar Prokurorinë e Tiranës në ekzekutimin e vendimit për lirimin e Isuf Berberit.

Berberi, biznesmeni i hidrokarbureve, u akuzua për korrupsionin me vlerë 1.5 mln dollarë me zyrtarë të AKBN.

Pas hetimeve të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në kuadër të operacionit ‘Akciza”, u konstatua se kompania “Phoenix Petroleum” e cila është në pronësi të dy biznesmenëve Isuf Berberit dhe Naim Kasa, ka shfrytëzuar disa puse nafte duke mos kryer investimet e detyrueshme. Por, në mënyrë fictive, Berberi dhe Kasa i kanë dorëzuar AKBN-së 8 fatura të falsifikuara, me anë të të cilave, sipas tyre janë kryer punimet nga kompania amerikane Black Sëan Energy Service me vlerë 1. 299.000 USD.

Me anë të këtyre faturave, ata kanë futur në lojë dhe zyrtarët e AKBN-së. Tre punonjësit Denis Durrësi, Qani Hoxha dhe Rezarta Qose Sulejmani, Klodian Gradeci që është në kërkim (ish-drejtori i OST-së), kanë pasqyruar punimet e pakryera sit ë kryera, me anë të faturave. Ndërsa punonjësit e administratës tatimore, Arben Doda dhe Simon Marku kanë përpiluar një raport kontrolli të falsifikuar. Ky raport ka bërë që administarta të pësojë një dëm ekonomik prej 568.000 USD. Në total dëmi që kanë shkaktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë të përfshirit në këtë skemë është 1.472.766 USD.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.