I ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në RTV Ora, Gjeneral Jeronim Bazo, drejtor i RACVIAC organizatë për bashkëpunimin rajonal, tha se shqiptarët do të flinin më të qetë me Bidenin.
Jeronim Bazo nënvizoi se: “Shqiptarët do të flinin më të qetë me Bidenin. Duke qenë kryetari komisionit të jashtëm ne Senat ai është marrë me konfliktin në Jugosllavi, në çështjet për sulmin e Beogradit. Ai është një njohës i mirë i çështjeve të Ballkanit dhe i çështjes së Kosovës.
Prezenca amerikane është ende i nevojshëm dhe do të jetë për një kohë të gjatë, pasi ka një rëndësi shumë të madhe për rajonin tonë.”
